*Ndalimi i aktivitetit
Ligji për mbrojtjen nga infektimi përcakton që dikush nuk duhet të ketë kontakt me ushqimet, nëse tek ajo/ai shfaqen shenjat e sëmundjes, të cilat tregojnë një nga sëmundjet e mëposhtme ose nëse ato janë vënë re nga një mjeke ose një mjek:
- Gastroenterit akut infektiv (diarre e papritur, infektive) i shkaktuar nga bakteret e salmonelës, shigellës dhe kolerës
 - Bakteret Enterohemorragjike Escherichia coli
 - Dridhjet e kolerës
 - Tifoja ose paratifoja
 - Hepatiti viral A ose E (inflamacioni i mëlçisë)
 - Ju keni plagë të infektuara ose një sëmundje lëkure, tek të cilat ekziston mundësia që patogjenët e tyre mund të transmetohet te njerëzit e tjerë nëpërmjet ushqimeve.
 
Simptomat e mëposhtme tregojnë për sëmundjet e përmendura
- Diarre me më shumë se dy jashtëqitje të lëngshme në ditë, respektivisht të përziera, të vjella dhe ethe.
 - Temperaturë e lartë me dhimbje të forta koke, barku ose kyçesh dhe kapsllëk (diarreja e rëndë vjen vetëm pas disa ditësh) janë shenja të tifos dhe paratifos.
 - Diarreja e bardhë si qumësht me humbje të lartë të lëngjeve është tipike për kolerën.
 - Zverdhja e lëkurës dhe kokërdhokëve të syrit me dobësi dhe humbje oreksi tregojnë për një Hepatit A ose E.
 - Plagët ose zonat e hapura nga sëmundjet e lëkurës mund të jenë të infektuara nëse janë të skuqura, të mbuluara me shtresë të yndyrshme, të lagështa ose të ënjtura.
 
Nëse shfaqen shenjat e përmendura të sëmundjes, atëherë personi i prekur duhet të kërkojë këshillën e mjekes/mjekut të familjes ose të kompanisë dhe t'i njoftojë ata që ai punon me ushqimet. Përveç kësaj, personi i prekur është i detyruar, ta informojë menjëherë eprorin e tij që ai nuk lejohet t'i përdorë ushqimet gjatë kohëzgjatjes së sëmundjes së tij. Shkeljet do të ndiqen penalisht si kundërvajtje administrative ose penale.